Presidenti francez, Emmanuel Macron - Foto: Facebook

Lufta në Ukrainë: Presidenti francez bën thirrje për ndalim të mënjëhershëm të operacioneve ushtarake ruse

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia duhet t’i përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon vendimin e Rusisë për ta luftuar Ukrainën. Rusia duhet t’i përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca mbetet solidare me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës.”

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky sot herët në mëngjes, ndërkohë që Zelensky ka kërkuar për “ndërhyrje të shumta” për ta mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee.

Macron foli edhe me Charles Michel, presidentin e Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes./CNN