Ilustrim

Lufta në Ukrainë: Aksionet evropiane bien ndjeshëm pasi Rusia sulmoi Ukrainën

Tregjet evropiane ranë ndjeshëm të enjten pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi një operacion ushtarak në Ukrainë.

Në minutat e hapjes së tregtimit FTSE 100 ra me 2.5%, CAC 40 francez ra 4% dhe Dax i Gjermanisë ishte 4% më i ulët.

Më herët, aksionet aziatike dhe ato të ShBA-së pësuan rënie të enjten pasi dolën lajmet për veprimin ushtarak. Hang Seng i Hong Kongut ra me 3%. Kospi i Koresë ra me 2.6%; Nikkei 225 i Japonisë humbi gati 2%; Shanghai Composite i Kinës ra 1.7%.

Stoqet amerikane pësuan rënie deri në 780 pikë, ose 2.4%. Dow Future S&P 500 dhe Nasdaq ranë përkatësisht me 2.3% dhe 3%.

Humbjet e mëdha pasuan në Wall Street të mërkurën. Dow ra për më shumë se 464 pikë, ose 1.4%, duke shënuar ditën e pestë radhazi të humbjeve. S&P 500 dhe Nasdaq ranë përkatësisht 1.8% dhe 2.6%./CNN