Foto: Ilustrim

Lokalizohet zjarri që përfshiu një objekt në Babush të Ferizajt

Është lokalizuar zjarri i cili kishte përfshirë një objekt afarist të ngjyrave në rrugën magjistrale  Ferizaj – Prishtinë në fshatin Babush.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se për rastin janë njoftuar rreth orës 19:56 përderisa ka theksuar se nuk ka të lënduar.

“Policia  dhe Zjarrfikësit  kanë dal në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë arritur te lokalizojnë zjarrin. Të lënduar nuk ka. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj”, tha ai.