LIVE- Seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme të Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në krye me Avdullah Hotin.

LDK ka arritur marrëveshje për qeverisje me AAK-në, Nisma-n dhe partitë e minoriteteve.

Prezenca mediave në këtë seancë, nuk është lejuar për shkak të pandemisë COVID-19, por Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet RTK-së.

Deri tek krijimi i Qeverisë së re erdhi pasi që LDK si ish-partner i koalicionit me LVV, e rrëzoi atë përmes një mocioni të mosbesimit, pasi që Kurti e shkarkoi minstrin e Brendshëm nga LDK, Agim Veliu dhe mos pajtimet për heqjen e tarifës 100 % ndaj Serbisë pa reciprocitet.

Pas kësaj, Presidenti Hashim Thaçi kishte mandatuar Avdullah Hotin nga LDK për kryeministër të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit.

Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Thaçi për mandatarin e qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.