Lista e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me listën e Vjosa Osmanit është subjekti më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV ka marrë 438 mijë e 334 vota ose 49. 952 për qind nga totali.

Në bazë të kësaj, LVV në Kuvendin e Kosovës do të ketë 58 parlamentar.

Më së shumti vota ka marrë aktualisht Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, si prijëse e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit duke kapur hiç më pak se 300 mijë e 788 vota.

Pas Vjosa Osmanit më i votuari në këtë listë është Glauk Konjufca me 200 mijë e 641 vota, pastaj Arben Vitia me 107 mijë e 813 vota, si dhe Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota.