Liqeni i Batllavës mbushet me ujë por edhe me mbeturina

Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është rritur ndjeshëm pas reshjeve të shiut.

Me rritjen e nivelit të ujit janë shpeshtuar edhe vizitat e qytetarëve në Batllavë, sidomos ditëve të vikendit.

Me rritjen e vizitave janë shtuar edhe mbeturinat pranë liqenit.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com shihet se në disa vende të ndryshme ka grumbuj më të madh të mbeturinave.

Por, përgjatë rrugës nuk mungojnë as gjësende të ndryshme të hedhura nëpër hapësira ku nuk është e lejuar apo e destinuar për mbeturina.

Ndërsa mbeturina përpos që janë hedhur nëpër hapësira përreth liqenit, nga fotografitë e dërguara në KALLXO.com shihet se mbeturinat janë hedhur edhe në Batllavë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.