Limaj: Ne jemi të detyruar me lëshu sallën e Kuvendit

Fatmir Limaj, nga Nisma Socialdemokrate, ka shprehur pakënaqësi për diskutimet që janë bërë për buxhetin. Ai ka thënë se drafti i buxhetit ka ardhur vonë dhe askush nuk ka pas mundësi ta shqyrtojë.

“Ne do të jemi të detyruar me dal nga salla, meqë nuk jemi të gatshëm me dhanë kontribut në këtë temë. Ju na pamundësuat që të kontribuojmë rreth këtij buxhet. Ky është një lloj trafikimi që nuk i ka hije Kuvendit të Kosovës. Unë kam qenë idhtar që me u bë më mirë”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se duhet të punohet që të arrihet bashkëpunimi me opozitën për tema nacionale.

“Detyra e jonë është që të gjejmë rrugë për bashkëpunim të temava tona nacoionale. Kjo e fundit që ka ndodh i ka lënduar raportet tona, sa vështirë kemi me pas që në të ardhmen me i ftu grupet parlamentare për të pas qëndrime personale”, ka thënë Limaj.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020

.