Liderët shtetëror të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit për 110-vjetorin e pavarësisë

Kryeministri Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Republika e Shqipërisë në qytetin historik të Vlorës.

Sipas komunikatës së ZKM-së, pas ceremonisë, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe krerët institucionalë të Republikës së Shqipërisë, Presidentin Bajram Begaj, Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryeministrin Edi Rama, vendosën kurore lulesh dhe bënë nderime pranë varrit të Ismail Qemalit.

Në kuadër të shënimit të jubileut të pavarësisë së Shqipërisë, dje u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Sot në Kosovë me aktivitete të shumta pritet të festohet 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

FOTO:ZKM
FOTO: ZKM
FOTO: ZKM