Liburn Aliu: Sistemi i ujësjellësve të Kosovës është i brishtë sa i përket sigurisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se jo vetëm në Deçan, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës sistemi i ujësjellësve është i brishtë.

“Nga ajo që është pa në terren, është një nevojë emergjente për vendin tonë që të gjithë ujësjellësit në vendin tonë të inspektohen dhe të merren masa”, tha Aliu.

Ai tha se mund të konkludojnë që sistemi i ujësjellësit KRU Hidrodrini realisht nuk është i mbrojtur.

“Pusetat janë të qasshme, rezervuari është lehtë i qasshëm. Mënyra siç është bërë klorizimi i ujit është bërë në mënyrë manuale dhe rrjedhimisht i gjithë sistemi paraqet një brishtësi të madhe sa i përket sistemit të sigurisë”, tha Aliu.

Aliu tha se edhe një vërshim uji, mund të krijohen situatat të tilla edhe në të ardhmen.

“Kemi edhe vende tjera ku situata është e njëjtë. E kemi marrë me seriozitet çështjen e inspektimeve të mëtejme dhe daljen e një raporti të përgjithshëm lidhur me sigurinë e ujësjellësit”, tha ai.