Policia e Kosovës

Leposaviq, burri raportoi se u sulmua nga një person në një kafeteri

Mbrëmë në Leposaviq, policia ka pranuar një raportim nga një shtetas kosovar se është sulmuar deri sa ishte në një kafeteri.

Në raportin ditor policor thuhet se burri u sulmua nga një person i panjohur.

Në lidhje me këtë rast, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore ndërsa do vazhdojë të hetoj rastin i cili është iniciuar si lëndim i lehtë trupor.