LDK kritikon qeverinë për reduktimet me rrymë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e krizës së energjisë elektrike në vend.

Në një konferencë për media, anëtarët e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa, kërkuan që ekzekutivi Kosovar ta bëjë sa më parë subvencionimin e çmimit të rrymës.

Gjendja me reduktime, Bajrmai tha se po sjell telashe edhe për bizneset në vend.

“Është e paprecedent që në muajin gusht të ketë reduktime të rrymës elektrike, 6 me 2 e që në fakt, në zonat rurale janë edhe më të thella. Këto janë sinjale që po krijojnë një pasiguri, po krijojnë një situatë të pafavorshme për bizneset në Kosovë”, deklaroi ajo.

“Reduktimet e rrymës këto ditë e kanë dërguar një mesazh edhe te tregtarët e peletit dhe druve, të cilat e kemi pa që cmimi I tyre ka lëvizur në nivele të papërballueshme për qytetarët”, tha Hykmete Bajrami të martën para gazetarëve.

Në fund, ajo tha se LDK ka një plan prej 10 pikash për të dal nga kriza energjetike ndërsa kërkoi që mjetet e premtuara për subvencionim të çmimit, të alokohen.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë që t’i jap 90 milionë eurot për subvencionim të çmimit të rrymës, për të cilën ka marrë edhe një vendim”, tha ajo.