LDK dhe AAK: Kemi votë pro për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbështes Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale – Trust.

Kështu tha deputeti i kësah partie, Avdullah Hoti në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere pas prezentimit të këtij projektligjit nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Mosha mesatare e personave që kanë kursime është relativisht e re, që do të thotë se pensioni i tyre ndikimi do te jete i papërfillshëm. Ne si LDK patëm prezantuar edhe masa të tjera si akciza e naftës por kjo është një masë qe duhet te merret”, tha ai.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se ka votë pro për ketë projektligj.

Pal Lelaj nga kjo parti tha se pozita duhet t’i lë inatet anash dhe të punojnë së bashku.

“Ju duhet ta leni krenarinë anash dhe të fokusohemi bashkërisht tek e mira e qytetarit, e kuptojme që nuk është metoda më e mirë e mundshme por, derisa ne kemi krizë ekonomike, derisa çmimet janë rritur mbi pritshmërinë tonë, e kuptojmë që është krizë globale por qeveria është për t’i zgjedhur problemet e qytetarëve, duhet t i kaloni inatet politike dhe të vendosni në të mirën e qytetarve, vota ime dhe e AAK është pro kësaj”, tha Lekaj.