Grafika: Trembelat për Kallxo.com

Lansohet 'Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent'

Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, bën lansimin e “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”.

USAID-i i akordoi një grant Lëvizjes FOL për të krijuar një Portal të hapur për transparencë në prokurim, bazë e të dhënave kjo e cila mbledh informata nga platforma e prokurimit elektronik e Kosovës dhe ia ofron ato të dispoueshme publikut në një mënyrë lehtësisht të përdorueshme.

USAID-i, përmes programit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, mbështetë aktivitetet e e-prokurimit duke ndihmuar organizatat e shoqërisë civile në përcjelljen e shpenzimeve të qeverive lokale dhe asaj qendrore dhe duke mbështetur mënyrat kreative të monitorimit nga ana e publikut të shpenzimeve të qeverisë dhe nxitjes së një sistemi të drejtë dhe transparent të prokurimit.