Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lajmërohet vajza e raportuar e zhdukur në Viti, thotë se mbajt peng e u dhunua seksualisht

Një vajzë dyshohet se është dhunuar, siç raporton Policia e Kosovës, nga një burrë në Komunën e Vitisë.

Vajza fillimisht ishte raportuar e zhdukur, ndërsa është gjetur një ditë më vonë dhe është intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport policor.