Petar Petkoviq në takim me Mirosllav Lajçak, Foto: Petar Petkoviq/X

Lajçak: Me Petkoviqin folëm për draft-statutin e Asociacionit, me Kosovën vazhdojmë diskutimet në fund të javës

Emisari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar sot drejtorin e  Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak thotë se me Petkoviqin kanë diskutuar për draft-statutin e Bashkimit Europian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, teksa shtoi se diskutimet me Kosovën do t’i vazhdojë në fund të kësaj jave.

“Me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, fola për draft-statutin e BE-së të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet në pritje. Do të vazhdoj diskutimet me Kosovën në fund të kësaj jave”- ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedoi të hënën në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve deri tani, në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.a

Ai njoftoi në rrjetin social “X” se një ekip ekspertësh nga Beogradi morën pjesë në bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe hartimin e draft-statutit të tij.

Petkoviqi thotë se bisedoi me Lajçakun për themelimin e Asociacionit