Lajçak flet pas takimit të mbyllur që kishte me kryeministrin Kurti

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, të mbajtur në ndërtesën e kryeministrisë.

Takimi ka qenë i mbyllur për media ndërsa Lajçak është deklaruar për gazetarët pas takimit.

Ai tha se kanë diskutuar për çështjen e targave të veturave me kryeministrin Kurti dhe propozimin franko-gjerman, por theksoi se nuk mund të jap detaje sepse mund të prish procesin.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se a duhet të përfshijë marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, asociacionin e Komunave Serbe, ai tha se kjo do të vendoset nga Kosova e Serbia.

Lajçak kishte vizituar Kosovën edhe javën e kaluar më 13 tetor. Gjatë kësaj vizite ai kishte takuar Kurtin më të cilin kishte biseduar për energjinë dhe çështjen e targave.

 

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin

 

Gjatë kësaj jave Kosovën e ka vizituar edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Vizita e Escobar në Kosovë – FOTO GALERI