Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, Foto:Miroslav Lajçak, Twitter

Lajçak: BE-ja duhet ta kryejë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithcka.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se BE-ja duhet ta kryejë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Për kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo s’mund të vazhdojë më. Ne duhet ta përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë  ai.