Ky është numri total i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 168 raste te reja me coronavirus dhe janë shëruar 157 pacientë.

Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 janë shëruar 3,226 pacientë.

Sipas njoftimit, numri total i rasteve pozitive është 6,045 raste nga 31,956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675”, thuhet në njoftim.

Kurse, rastet e sotme pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.