Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi shkon në pauzë për të siguruar kuorumin

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të vazhdojë me pikat e rendit të ditës pas pyetjeve parlamentare, pasi në sallë ishin prezentë vetëm 46 deputetë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se ka një propozim me shkrim për rendin e ditës i cili duhet të votohet.

“Proceduralisht duhet të votohen pikat dhe propozimet për rendin e ditës. Nëse doni me vazhdu ftoni deputetët”, tha Nagavci e cila propozoi të shkohet në pauzë.

Arben Gashi, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së, kishte kërkuar 15 minuta pauzë për të siguruar kuorumin prej 61 deputetëve.

Gashi tha se “kryeministri është i gatshëm me ju përgjigj interpelancave sepse pasdite e ka një agjendë tjetër”.