Foto: Ilustrim

Kush janë tre të arrestuarit që ishin në kërkim nga Policia e Kosovës?

Policia e Rajonit të Prishtinës ka kapur tre persona të cilët ishin në arrati.

KALLXO.com mëson se njëri nga të arrestuarit është Elbasan Karaçica, i njohur për disa vepra penale kryesisht për vjedhje.

Në mesin e të arrestuarve sot është edhe Hazbi Sekiraqa.

KALLXO.com ka raportuar vite më parë që i njëjti ishte dënuar nga Gjykata për armëmbajtje pa leje, lëndim të lehtë trupor dhe posedim të narkotikëve.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se është arrestuar edhe ish-cimeri në qeli i aktivistit të LVV-së Astrit Deharit, Adonis Gashi.

Dehari kishte vdekur në qeli të Burgut të Prizrenit.

E Adonis Gashi ishte duke u kërkuar me urdhër të gjykatës. Pas arrestimit të Gashit i njëjti është dërguar në Dubravë.

Gashi dhe shtatë persona të tjerë po akuzoheshin për planifikimin dhe vrasjen e eprorit të Policisë së Kosovës, Shemsi Gashit, i vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës.

Gashi ishte dënuar në rastin e vrasjes së policit Shemsedin Gashi fillimisht me 3 vjet e tetë muaj ndërsa ishte në liri për disa muaj pas shpalljes së aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë.

KALLXO.com pati pati raportuar se Gashi dhe pesë persona të tjerë ishin akuzuar për planifikim të vrasjes së Shemsi Gashit.