Kush ishte veprimtari i çështjes shqiptare Rexhë Xhakli?

Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, ka vdekur të shtunën në New York, në moshën 81 vjeçare.

Rexhë Xhakli, ishte një  figurë e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan, që ka pasur një rol të shquar personal në lobimin historik për Kosovën, sidomos në dy dekadat e vështira e kyçe të fundit të shekullit.

Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit. Ai emigroi në SHBA, ku që nga ditët e para u angazhua në lëvizjen për Kosovën dhe vise të tjera shqiptare.

Kontributi i tij në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane (AACL), e shumë organizata të tjera të komunitetit, si dhe për kauza humanitare bamirëse është i pallogaritshëm.

Ai lë pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët.