Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kurti propozon muajin tetor për zgjedhjet lokale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar lidhur me përcaktimin e datës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë.

Kurti tha se muaji tetor është më i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve,

“E zhvilluam një takim me presidenten Vjosa Osmani lidhur me zgjedhjet lokale për komunat e Republikë përkitazi për caktimin e një date sa më të përshtatshme. Me qenë se me 22 tetor të vitit 2017 u patën mbajt zgjedhjet lokale para 4 viteve konsiderojmë se muaji tetor është muaji për t`u mbajt zgjedhjet”, tha ai.

Kurti tha se sa më herët të mbahen zgjedhjet aq më mirë.

“Për neve si Lëvizje Vetëvendosje me qenë se në këtë takim isha në cilësinë e kryetarit të subjektit tonë sa më herët zgjedhjet aq më mirë është por presidentja do t`i takoj edhe kryetarët e subjekteve të tjera dhe në fund do ta përcaktoj një datë shumë të rëndësishme edhe për demokracinë në republikën tonë edhe për qeverisjen e mirë komunale”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili do të kandidoj për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Kurti tha se për këtë gjë vendos Këshilli i Qendrës së LVV-së.

Kurti flet për kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës