Kurti flet për kandidatin e LVV-së për kryetar të Prishtinës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili do të kandidoj për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Kurti tha se për këtë gjë vendos Këshilli i Qendrës së LVV-së.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e vendosë një gjë të tillë dhe nuk më takon mua si kryetar madje as Kryesia nuk e bën një përcaktim të tillë. Do të ketë proces të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri që do ta kemi emrin që ne duam e i duhet kryeqytetit”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së KALLXO.com për këtë çështje.