Kurti: Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, ka shkatërruar 31 grupe kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

“Sundimi i ligjit në epiqendër. Policia ka kryer 437 operacione, ka shkatërruar 31 grupe kriminale, këtë vit”, tha ai.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili pritet të jetë 2,7 miliardë euro.

Kurti ka thënë gjithashtu se është i gëzuar se Qeveria që ai drejton. ka arritur të sigurojë buxhet jo të trashëguar.

KËTU mund ta ndiqni LIVE mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.