Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kurti për deklaratat e Vuçiqit: Ai ka shumë inat dhe vrerë, se di për çfarë masash e ka fjalën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se e ka vërejtur që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shumë inati.

Kurti tha se nuk e di se për çfarë masash ndaj Kosovës e ka fjalën presidenti serb.

“Nuk kam arritur që ta ndjek të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë, besoj që cilësimet e tij për veprimet tona nuk janë të drejta. E kam vërejtur se ai ka shumë inat, shumë vrerë që nuk i kontribuojnë situatës. Nuk e di për çfarë masash e ka fjalën ai, por unë besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënia  të mira”, tha Kurti më tej në konfernecë për media.

 

 

Kurti: E largojmë masën nëse e largon edhe Serbia