Kurti paralajmëron shtyerje pa afat të përdorimit të internetit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në gjendjen aktuale për shkak të coronavirusit, teknologjia duhet të kthehet në solidaritet dixhital.

“Teknologjia, sidomos ajo informative pra dixhitale deri tani na ka zbavitur por tani duhet të kthehet në solidaritet dixhital. Vendime do të merren ditë pas dite. Ne ende nuk jemi në javën që do të tregojë figurën e vërtetë të gjendjes së shëndetit publik tek ne”, ka thënë ai.

Kurti paralajmëroi masa për përdorim pa afat të internetit.

“Masat si shtyerja pa afat e përdorimit të internetit, shërbim që do të na jap mundësinë të vijojmë jetën edhe pse të izoluar në mënyrë të plotë është një gjë e duhur”, tha kryeministri në një konferencë për media në oborrin e Qeverisë së Kosovës.