Kurti para eurodeputetëve: Marrëveshja e Uashingtonit nuk duket se është bërë për t'u implementuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit duket se nuk është bërë për t’u implementuar.

Kurti para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian tha se nuk ka parë ndonjëherë marrëveshje mbi një faqe ku futet gjithçka në të.

“Marrëveshjet e 4 shtatorit janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh. Nuk kam parë asnjëherë mbi një faqe marrëveshje me kaq shumë gjëra, duket sikur gjatë shkrimit të tyre dikush ka futur gjithçka në të”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu shtoi se ka edhe elemente pozitive në atë marrëveshje.

Në Parlamentin Evropian kryeministri Kurti foli edhe për dialogun me Serbinë si dhe prioritet që ka Qeveria e tij.

Kurti në PE: Besoj që në qershor fillon dialogu Kosovë-Serbi