Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti: Nuk i mbështesim dhe nuk i inkurajojmë tubimet

Kryeministri në detyrë ka komentuar tubimin e djeshëm të qindra njerëzve në sheshin qendror të Prishtinës, për siç kanë deklaruar ata “provë për protestë”.

Kurti ka deklaruar se nuk i mbështesin dhe inkurajojnë tubimet, ndonëse ka mirëkuptim për nevojën e tyre për të protestuar.

“Ne nuk i mbështesim tubimet dhe nuk i inkurajojmë. Mund të kem mirëkuptim për nevojën  qytetarëve të pakënaqur që ta shprehin pakënaqësitë e tyre, e dimë që e kanë bërë edhe përmes ballkoneve, por ne theksojmë që nuk mbështesim dhe nuk inkurajomë tubimet e qytetarëve, tash kur jemi në minutat e fundit të ndeshjes me coronavirusin”, u shprehë Kurit.

“Shyqyr ata qytetarë që ishin dje këtu, nuk qëndruan gjatë”, tha tutje Kurti.