Foto: Albin Kurti/ Facebook

Kurti në Shtërpcë, takon qytetarë shqiptarë dhe serbë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se paraditen e së shtunës ka qëndruar në komunën e Shtërpcës.

Në këtë vizitë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ai ka njoftuar se ka takuar qytetarë serbë dhe shqiptarë, e që me ta ka folur edhe për kundërshtimet e banorëve që atje të ndërtohet një hidrocentral.

Sipas Kurtit, nuk shkon betoni me natyrë.

“Paradite në Shtërpcë takova grupin e qytetarëve serbë dhe shqiptarë, të cilët i ka bashkuar kauza për mbrojtjen e lumit të tyre nga ndërtimi i një hidrocentrali të vogël. Nuk shkon betoni me natyrë, sikurse nuk shkon as lumi me hidrocentrale dhe as turizmi me mbeturina. Prandaj 14 shkurti është referendum”, ka shkruar kryetari i LVV-së në Facebook.

Shtërpca është komunë me shumicë të qytetarëve nga komuniteti serb.