Kurti i njofton deputetët e parlamentit të Austrisë për kidnapimin e 3 policëve

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka pritur një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger.

Sipas komunikatës së qeverisë, ky takim takim i shërben fuqizimit dhe sinkronizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, prandaj e pranishme në të ishte edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Austrinë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Tinka Kurti.

Kryeministri Kurti sipas komunikatës, ka falënderuar, deputetët austriakë për vizitën dhe i njoftuar me qeverisjen dy vjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit.

“Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3”-, thuhet në komunikatë.

“Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave”- theksohet në komunikatë.

Tutje sipas komunikatës sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë.

“E cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës, me ç’rast ndau me ta dëshmitë që tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla”- thuhet aty.

Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, Kurti ka shtuar se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova.

Tutje sipas komunikatës, deputetët që vinin nga radhët Partisë së Popullit (ÖVP), Partisë së Lirisë (FPÖ) dhe asaj Social Demokrate (SPÖ), u shprehëm mirënjohës për takimin dhe bisedën.

“Ndër të tjerash, u dha edhe vlerësim pozitiv për punën e Qeverisë, sidomos në luftimin e korrupsionit, gjë që po vlerësohet në Evropë nga të gjithë, siç u shpreh njëri prej tyre”- thuhet tutje aty.

Kryeministri Kurt sipas komunikatës e ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht së fundmi me votën PËR në fazën e fillestare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të mërkurën në Kosovë janë kidnapuar 3 zyrtarë policorë nga forcat serbe.

Të premten është raportuar se atyre i është caktuar masa e parburgimit. Serbia pretendon se policët kanë shkelur në terrorin e saj, ndërsa autoritet kosovare deklarojnë se policët kanë qenë në hapësirën e Kosovës.

Kurti: Po bëjmë gjithçka që tre policët e Kosovës të lirohen sa më shpejt