Foto: FFSH

Shqipëria kualifikohet në kampionatin EURO 2024

20:00

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin EURO 2024.

Me këtë barazim, kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar për në EURO 2024.

19:50

Moldavia ka shënuar duke barazuar rezultatin 1-1 kundër Shqipërisë.

Golin e barazimit për moldavët e shënoi Baboglo në mentën e 87.

18:40

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar ndaj Moldavisë.

Sokol Cikalleshi ka shënuar në minutën e 24 nga pika e bardhë.

Shqipëria është lider i grupit dhe me fitore dhe me barazim do të siguronte kualifikimet për kampionatin Euro 2024.

Ky takim zhvillohet në kuadër të Grupit E kualifikues për “Euro 2024”.