Albin Kurti, Foto: Facebook

Kurti del për korrje-shirje, ia merr shpejt dorën kombajnës

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, dolën sot për të parë nga afër korrje-shirjet në një fshat jo larg Prishitnës.

Ai tregoi se Qeveria që drejton sivjet përkrahu qytetarët me subvencione për mbjellje të grurit.

“Bashkë me Ministrin Faton Peci drejtuam sot kombanjat “John Deer” në korrje-shirjen e grurit në fshatin Suhodoll, 15 minuta larg kryeqytetit. Fermeri Valon Vehapi i kishte marrë 110 hektarë me qera që pas mbjelljes me drithëra po i korr tani” – tha Kurti në Facebook.

Kurti, së bashku me ministrin Peci, drejtuan edhe mjetet që bëjnë korrje-shirjet.

“Shpejt ia mora dorën, me ndihmën e kombanjerit Avni Berisha nga Peja i cili mbrëmë kishte korrur deri vonë në Mamushë. Para nesh në fushën e artë me grurë iknin karkalecat. Pas nesh vinte kombanjeri më i mirë në Kosovë, Skënder Hyseni, me 47 vjet përvojë pune” – tha ai.

Sipas kryeministrit, sivjet në Kosovë janë mbyllur më shumë ara me grurë sesa vitin e kaluar.

“Afër 67 mijë hektarë janë mbjellur me grurë sivjet, apo 32% më shumë sesa vjet. 474 euro për hektar është mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apo rritje prej 216% krahasuar me qeveritë e shkuara: 150 euro për sipërfaqe, 150 euro për plehrim, 120 euro për rendimentin (4 tonë për hektar) dhe 54 euro për derivate (heqja e akcizës për naftë). Sipas Prof. Imer Rusinovcit duket që rendimenti këtu do të jetë 6 tonë për hektar, andaj shumës prej 120 euro subvencion do t’i shtohen edhe 60 euro të tjera (nga masa 3 centë për kilogram)” – tha ai.