Kurti bashkë me bashkëshortin e presidentes Osmani në konferencën "Prespa Forum Dialogue"

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është parë sot bashkë Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Atje, të dytë po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum Dialogue”, ndërsa Sadriu është në cilësinë e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në shtetin maqedonas.

Sipas njoftimit të qeverisë, ata janë takuar me eurodeputeten sllovene, znj.Tanja Fajon dhe ish-eurodeputetin gjerman, z.Knut Fleckenstein.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Prindon Sadriu, gjatë konferencës ndërkombëtare “Prespa Forum Dialogue”, në Ohër, u takuan me eurodeputeten sllovene, znj.Tanja Fajon dhe ish-eurodeputetin gjerman, z.Knut Fleckenstein”, thuhet në njoftim.