Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetarja e Preshevës kërkon shtyrjen e seancës së thirrur për shkarkimin e saj

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Preshevës, Sami Salihut, që ta shtyjë seancën e kuvendit komunal ku do të shqyrtohet shkarkimi i saj.

Sinani përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsye për shtyrjen e kësaj seance është një takim që do ta mbajë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.

“Së bashku me z.Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë”, ka shkruar ajo.

Sinani pritet të shkarkohet nga posti i të parës së Preshevës pas 1 viti në krye të  kësaj Komune.

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës