Foto: Ardita Sinani/ Facebook

Ardita Sinani thirrje shqiptarëve: Sot është dita të zgjedhim ata që do të flasin në emrin tonë

Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e votës teksa ka thënë se sot është dita e aktivizimit kundër pasivizimit.

Ajo thekson se sot është disa që si qytetarë të zgjedhin ata që do veprojnë në emrin e tyre në parlamentin e Serbisë, pas zgjedhjeve që po mbahen sot atje.

“Bashkë me Lisin e Kotin. Aktivizim kundër pasivizimit. Sot është dita. Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament”- ka shkruar Sinani në Facebook.

Përderisa ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë, Sinani thekson se duhet të jenë më aktiv, që siç thotë ajo, në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore.

“Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, mosintegrimit, mosnjohjes së diplomave e shpërnguljes masive duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv. Për deputet  cilësorë dhe të rreshtuar drejt. Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Beteja për interesin e përgjithshëm. Votoni”- është shprehur Sinani.

Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje shqiptarët janë duke garuar me dy lista.

Nga Kosova janë nisur për të votuar atje edhe serbët lokalë, por edhe shqiptarët që janë qytetarë të Luginës së Preshevës, por që jetojnë dhe punojnë në Gjilan.