Kryetarja e KQZ-së raporton në Komisionin për Legjislacion

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka prezentuar sot raportin vjetor para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Daka raportoi rreth mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit si dhe nevojën për reformë zgjedhore. Ajo tha se votimi jashtë Kosovës, është një problem i madh dhe jo i menaxhueshëm nga KQZ-ja.

“ 4 parti të reja janë regjistruar gjatë vitit 2019  ndërsa janë çregjistruar 13 të tjera, për shkak të disa procedurave ligjore. Për përgatijet e zgjedhjeve  janë kërkuar  5 milionë e 600mijë euro , nuk janë hargju të gjitha, 5 milionë e 100mijë veç,  pjesa tjetër është kthy në buxhetin e Kosovës.  Më tepër se 1 milionë e 300 mijë qytetarë kanë pasur të drejtë vote ku   rreth 100 mijë kanë qenë votues të rinjë. Kemi pasur afate rekorde të publikimit të rezultateve të para, edhe për kundër rinumërimit, rezultati ka qenë i njejtë, rënditja e paritve ka qenë po e njejta.  45mijë votues kanë dërguar kerkësa si votues jashtë Kosovës, 5 mijë janë refuzuar, nuk kanë votuar të gjithë, rreth 24 mijë veç, ndërsa përsëri 4000 janë refuzuar sepse nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore”, ka thënë ajo.

“Votimi jashtë vendit është një çështje shtirë e menaxhueshme lehtë i prekshëm, për shkak të ligjit se si është i rregulluar, nuk mund të ndryshojmë asgje ne si KQZ. Është një proces shumë i kushtueshëm, i dyanshem edhe për qytetarët , është një flamur i kuq për Kuvendin, për Reformen Zgjedhore moti kërkohet nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtar, të fillohet më një reformë të mirëfilltë”, ka shtuar tutje Daka.

Kryetarja e KQZ-së theksoi edhe për numrin e madh të votave të pavlefshme në zgjdhjet në vend.

“ Kemi vota të pavleshmekur është votuar kanditati por jo i partisë, këto janë numri më i madh Për ne është shqetësuese numri i madh i votave me asistencë, ka njerëz të moshes 40 vjeçare që votojnë me asistencë. Patjetër duhet të ketë një reformë zgjedhore, tash është shumë vonë, për zgjedhjet lokale”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket çështjës së kanditaturave të deputetëve me denime me burg Daka sqaroi se KQZ –ja kishte kërkuar që ata të mos lejoheshin por Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë vendimin.

“ Në vitin 2017 kemi kërkuar që nga këshilli gjyqësor  kanditatet që kanë konkuru për deputet të mos jenë të dënuar në tri vitet e fundit më nga 1 vit burg, por me një ankesë të një kanditat në Gjykatën Supreme, kjo e ka anulu vendimin tonë, na ka obliguar që ti çertifitkojm të gjithë, pasi të gjithë kanë të drejtë. Ne tash nuk mund ti deçertifikojmë dhe as nuk ja u kërkojmë më deshminë se ata nuk janë të dënuar”, ka shtuar Daka.