Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Shtimes shpreh ngushëllime për dy qytetarët që vdiqën në një aksident në Kroaci

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy viktimave, që humbën jetën gjatë një aksidenti dje në Kroaci.

Aliu ka bërë të ditur se viktimat janë nga fshati Pjetërshticë i Shtimes.

“Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura Njomza Olluri-Gashi dhe Olta Gashi.Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht andaj familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve” – ka shkruar Aliu.

“Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë”.