Planifikohet ndërtimi i QKMF-së në Shtime

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me komunën e Shtimes për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në njoftimin e MSH në Facebook bëhet e ditur se vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, përmes këtij investimi do të arrihet përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Tutje sipas ministrisë afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025.