MEDIA-PRESS

Foto: Shqipron Halimi

Kryetari i shoqatës së gazetareve të Ukrainës falënderon Kosovën për strehimin e 20 gazetarëve

Kryetari i shoqatës së gazetareve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko ka falënderuar Kosovën për vendimin për strehimin e 20 gazetarëve nga ky vend.

Ai poashtu ka falënderuar Federatën Evropiane e Gazetarëve, Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias si dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

“Të dashur miq nga Kosova dhe Evropa! Faleminderit që kujdeseni për kolegët e mi të dashur ukrainas”, ka shkruar ai.

Për shkak të luftës që është duke ndodhur në Ukrainë tash e disa ditë, dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 150.000 € në emër të pranimit në Kosovë të 20 gazetarëve nga Ukraina.