Kryetari i Kamenicës ia jep Policisë në shfrytëzim veturën e tij zyrtare

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se veturën zyrtare ia ka dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës.

“Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion.  Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë”, tha ai.

Kastrati është zotuar se edhe gjatë fushatës zgjedhore nuk do ta përdorë veturën zyrtare.

“Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore unë nuk do ti përdor resurset shtetërore.  E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne”, ka theksuar ai.

Më 17 tetor në Kosovë pritet të mbahen zgjedhjet lokale,

Kastrati synon edhe një mandat në krye ta Kamenicës.