Kryesia e Kuvendit shqyrton sot propozimin për Komision Hetimor për hidrocentralet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do ta ketë sot në shqyrtim,  propozimin e deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, si pikë e dytë është njoftimi lidhur me kryesimin e Kosovës me Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00.

KALLXO.com ka publikuar disa hulumtime në lidhje me operimin e hidrocentraleve në Kosovë, që nga ndikimi i tyre në ambient e deri te operimi i tyre pa leje. Artikujt mbi hidrocentralet mund t’i gjeni në këtë link.