Foto: ZKM.

Kryeministri Kurti prit në takim pjesëmarrësit e Seminarit të shqipes 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim organizatorët dhe seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. 

Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeministri bën të ditur se kryeministri Kurit i ka përgëzuar seminaristët për punë e bërë gjatë seminari duke theksuar gatishmërinë për shtim të përkrahjes institucional për studimet albanologjike. 

 Ndërkaq, seminaristët i shprehën mirënjohje për përkrahjen e dhënë nga Qeveria e  Kosovës për seminarin. 

  “U bisedua për domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes për publikime të albanologjisë në Kosovë e Shqipëri. U theksua rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për publikime cilësore Kosovë–Shqipëri, nën udhëheqjen dhe redaktimin e këtyre botimeve nga emra eminentë nga fusha e albanologjisë”- thuhet ndër të tjerash në njoftim. 

Seminari i 40-të i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur më 16 të këtij muaji, ndërsa sot i mbylli punimet.