Kryeinspektori i Punës kandidat për kryetar të Malishevës

Kryeshefi i Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati, do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës nga ana e partisë Nisma Socialdemokrate.

Këtë e ka konfimruar Kastrati për KALLXO.com.

“Po, jam kandidat për kryetar nga Nisma”, tha ai.

I pyetur nëse do të ngrijë pozitën e kryeinspektorit dhe nëse deri më tani e ka bërë një gjë të tillë, Kastrati tha se do të veprojë sipas ligjit dhe se pas pushimit vjetor do të ndërmarrë veprime.

“Sigurisht se do të veprojmë në bazë të dispozitave ligjore të cilat na lejojnë aktivitet politik”, tha Kastrati.

Ai shtoi se nëse e fiton garën si kryetar do ta lërë pozitën e kryeinspektorit.

Kastrati është emëruar si kryeinspektor i Punës në qershor të vitit të kaluar nga Qeveria Hoti. Por, ai kishte mohur të jetë pjesë e strukturave të Nismës si dhe të ketë ndikuar kjo parti që të propozohet për kryeinspektor.

Ish-drejtori në Komunën e drejtuar nga NISMA emërohet kryeinspektor i Punës

Ai para se të emëroj në këtë pozitë ka qenë sekretar në Ministri të Arsimit dhe Shkencës në kohën kur kjo ministri udhëhiqej nga Nisma Socialdemokrate.

Kastrati po ashtu ka qenë drejtor komunal i Administratës në Komunën e Malishevës në vitet 2014-2015.