Kroacia do t`i dhuroj Kosovës 10 mijë vaksina kundër COVID-19

Minisitria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Kroacisë për 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit të Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, Sekretarit të Përgjithshëm, Naim Bardiqi me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barshiq.

“Në takim, Ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe. Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje nga MSH bëjnë të ditur se Ambasadorja Barishiq ka theksuar rëndësinë e zbatimit të masave dhe rekomandimet e IKSHPK me qëllim të ruajtes së shëndetit.