Krasniqi: E kam humbur besimin në institucionet shtetërore

Lush Krasniqi nga Shoqata 27 Prilli, tha se ka qenë dëshmitar dhe përjetues i masakrës së 27 prillit ku sipas tij janë vrarë 377 civil të pafajshëm.

“Jam këtu të që të shpreh shqetësimin tim dhe të shpreh kërkesat e familjareve të njerëzve përgjegjës në nivelin shtetëror. Tani e 20 vite e kam humbur besimin në institucionet shtetërore”, tha ai.

Krasniqi shtoi se si familjar dhe përfaqësues i familjarëve është i zhgënjyer.

Krasniqi ka folur edhe për padinë që nuk e bëri shteti i Kosovës.

“Padi të shtetit të Kosovës nuk kemi unë personalisht kamë bërë padi private dhe kam qenë me 10 anëtar në gjykatën e Serbisë dhe kam dëshmu duke prirë nëna 80 vjeçare. Shteti i Kosovës nuk ka bo padi. Gjykata komunale në Gjakovë nuk ma ka përkthyer një padi ose një dëshmi për gjykatën e Hagës e cila është marr parasysh në Hagë duke thënë se nuk kemi përkthyes”, shtoi ai.

Edhe Luljeta Sharani familjare e të pagjeturve tha se janw këtu për të kërkuar vullnet e veprim nga të gjithë.

“Ne kërkojmë drejtësi jo mëshirë. Në kërkojmë kthimin e tyre. Është koha që njerëzit tanë të kthen në vendin e vet e kriminelët të dalin para drejtësisë ngushëllimi ynë është drejtësia”, tha ajo.

Këto deklarata u bërë në seancën e Kuvendit me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.