Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
KQZ shpërndan sot materialin zgjedhor nëpër komuna
13.11.2021 - 09:17
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të bëjë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.
“Bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të 21 Komunave. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 09:00)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të mbahet nesër në 21 komuna të vendit.
Sa i përket qytetarëve me të drejtë vote në balotazh, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1 milion e 260 mijë e 571.