KQZ shpall konkurs për dy pozita

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur konkurs për zëvendëskryeshef të Sekretariatit të KQZ-së dhe drejtor të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Vendimi për shpalljen e konkursit është bërë në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e Këshillit të Personelit për shpallje të konkursit për dy pozita të lira: Zëvendëskryeshef i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim”, thuhet në njoftim.

KQZ-ja sot miratoi edhe zëvendësimet e disa anëtarëve të kuvendeve komunale në Pejë, Podujevë, Prishtinë, Dragash dhe Obiliq.

Konkurset e shpallura mund t’i gjeni KËTU.