Foto: Arkiv

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë certifikimim e rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Rezultatet përfundimtare janë si në vijim:

Në Leposaviq fitoi Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi që ka marrë 100 vota, në komunën e Zubin Potokut prin PDK me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota, në Zveçan prin PDK me kandidatin Ilir Peci që ka marr 114 vota dhe në Mitrovicë të Veriut LVV me kandidatin Erden Pantiq i cili ka marr 553 vota.

Zgjedhjet e parakohshme lokale u mbajtën më 23 prill në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – por u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb.

Pjesëmarrja, sipas KQZ-së ishte pak më shumë se 3 për qind.

Këto komuna, deri nëntorin e kaluar, udhëhiqeshin nga zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

KQZ miraton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore – VIDEO