Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosovë, 197 pacientë janë shëruar nga coronavirusi për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka  njoftuar se në 24 orët e fundit, janë shënuar 147 raste të reja me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 197 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 601 raste nga 51 mijë e 669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 276.