COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Kosovë, 169 raste të reja me COVID-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 169 raste me COVID-19.

Sipas IKShPK-së, ky rezultat është nga 455 mostra të marra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.